Vitia: Pesë nga 36 personat e shtrirë me Covid-19 në Klinikën Infektive, në gjendje më të rëndë

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 36 pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, 5 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Këtë e tha përmes një video-konference.

Ministri i ka bërë sërish apel qytetarëve që të mos lëvizin t’i ndjekin rekomandimet e nevojshme nga Instituti dhe të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të shmanget sa më shumi virusi.

“Përsëri ju bëjmë thirrje për angazhimin tuaj në këtë situatë, ju lutemi që të shmangni edhe vizitat familjare dhe format e tjera të grumbullimit brenda familjeve”, ka thënë ai.

Vitia ka njoftuar se një pjesë e testeve ka arritur në IKSHP.

“Është iniciuar kërkesa për furnizim edhe me 10 mijë teste të reja”ka shtuar Vitia.