Përplasje Mickoski-Rashkovski për karantinën shtetërore

Shpërndaje

Gjatë organizimit të vendosjes së shtetasve tanë nga jashtë në karantinë shtetërore, kreu i VMRO DPMNE-së përmes aplikacionit “Telegram” ka debatuar me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Biseda u publikua në faqen e Qeverisë. Mickoski i ka shkruar Rashkovskit se aktivitetet qeveritare janë të turpshme ndërsa njerëzit që e organizojnë zbatimin e udhëtarëve i quan hajdutë.

Biseda mes Mickoskit dhe Rashkovskit në “Telegram”:

Mickoski: Ti kujdesesh për popullin…ju kujdeseni vetëm për milionët që i vidhni.

Rashkovski: A kam leje ta publikoj këtë bisedë?

Mickoski: Hajdutë.

Rashkovski: Të shpjegoj, edhe pse nuk e meriton. Fluturimi paguhet nga buxheti ndërsa udhëtarët i kthejnë fondet në buxhet. Këtu nuk ka vjedhje”.

Nga Qeveria përmes njoftimit reagojnë se VMRO DPMNE-ja bën presion ndaj institucioneve.

Mickoski të ndalojë me presionin dhe shpifjet dhe të gjitha propozimet e partisë së tij t’i dorëzojë përmes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së në Qeveri. Nëse ka ndonjë dyshim ose dëshmi të ndonjë keqpërdorimi, menjëherë ta paraqesë te institucionet e sistemit të Maqedonisë”-thonë nga Qeveria.

Mickoski e konfirmoi vërtetësinë e bisedës. Ai thotë se ka prova të krimit me transportin e qytetarëve.

Ka dyshime të bazuara se bëhet krim me transportimin e njerëzve, ka trajtim çnjerëzor dhe përfitime nga fluturimet. Prandaj duhet të kenë frikë, sepse do të vijë dita kur do të japin llogari për përfitimet e tilla. Provat që kam unë do t’ua dorëzoj institucioneve, sapo gjyqësori dhe prokuroria të lirohen nga pushteti dhe parimi ‘tras-tras ’i vendosur nga Zoran Zaevi, dhe deri atëherë do të reagoj fuqishëm ndaj çdo informacioni që tregon se dikush pasurohet në kurriz të popullit “-pohoi Hristijan Mickoski – lider i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria thuajse çdo ditë organizon fluturime ajrore ose transport me autobusë për bashkëqytetarët tanë jashtë vendit. Pas mbërritjes në vend, të gjithë vendosen në karantinë shtetërore, ndërsa i ruan policia dhe ushtria. Qeveria krahas bisedës ka publikuar edhe një formular të kontratës për një fluturimi çarter, i cili tregon se një fluturim nga Munihu në Shkup kushton 32,000 euro. Kostoja totale e fluturimit ndahet sipas numrit të udhëtarëve. Karantina është në kurriz të shtetit ndërsa për hotelet dhe objektet e tjera është shpallur thirrje publike./ALSAT