Xhelal Neziri: Kompanitë që kanë marrë tendera nga institucionet e shtetit të dhurojnë gjysmën e fitimit

Shpërndaje

Shkruan: Analisti Xhelal Neziri

Së pari partitë të dëshmohen se janë për Fondin Solidar duke kthyer 4.5 milionë eurot që morën nga buxheti.

Pastaj, funksionarët e zgjedhur e emëruar të dhurojnë gjysmën e rrogës në dy muajt e ardhshëm.

Kompanitë që kanë marrë tendera nga institucionet e shtetit të dhurojnë gjysmën e fitimit të paraqitur në vitin e fundit fiskal.

Biznesmenët (ku bëjnë pjesë edhe shumë politikanë) të dhurojnë nga 1% të pasurisë së tyre.

Çdo gjykatës dhe prokuror – gjysmën e rrogës.

Në fund ngelen administratorët të cilëve duhet t’u ulen të ardhurat për 30% në dy muajt e ardhshëm.