Humanisti Halil Kastrati i shkon n’konak Ali Ahmetit (Foto)

Shpërndaje

Lideri i BDIsë, Ali Ahmeti e pret në takim Humanistin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

Halili po bën punë të shkëlqyer bashkë me shoqatën bëmirëse Jetimat e Ballkanit.

Shtrirja e dorës së përkrahjes për familjet në nevojë është hyjnore.

Halili është bëmirës, patriot, besimtar, vëlla dëshmori dhe mik i joni, njeri i sinqertë që po bën punë të madhe.

Të bëjmë mirë, të përkrahim njëri tjetrin, të themi një fjalë të mirë, të ndihmojmë dhe ti gjindemi pranë tjetrit.