Arbërie Nagavci: “President Skandaloz”

Shpërndaje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Thaçi për deklaratat e tij në televizionin Dugagjini, i cili LVV e quajti ndërmarrje kriminale, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

President Skandaloz

Në veprimet, sjelljet, deklaratat, Thaçi vazhdon të mbetet skandaloz.

Presidenti telefonon në një emision televiziv për të vjellur vrerë kundër Kryeministrit Kurti, përderisa mban sekret letërkëmbimin e tij me kryetarin e LDK-së.

Ndonse sipas Kushtetutës, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi e quan Kryeministrin Kurti dhe LV! subjektin që ka fituar zgjedhjet, ndërmarrje kriminale dhe vazhdon me një gjuhë të çoroditur e me zë të dridhur një lum deklaratash pakuptim.

Nga ana tjetër, i njejti, bashkë me LDK-në duke mos bërë publike letrat që do duhej të ishin zyrtare, dëshmojnë se janë në panikë e se janë të vetëdijshëm për shkeljet kushtetuese që janë duke bërë.