Çun Lajçi: Albini na i zbardhi fytyrat si bora që ra sot!

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, ka hequr nga sot në mesnatë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, por ka vendosur masën e reciprocitetit.

Ky vendim i tij vie, pasi Kurti ka deklaruar se këtë e kishte premtuar në fushatë dhe poashtu kjo ishte në marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Kurti në “ditë rrenash foli drejtë”.

“Hiqet taksa tha

Po vemë reprocitet

Tash ne që nuk i besuem

Pos i fusim kokat n’borë t’na ftofën

E ftyrat t’na zbardhën

Postimi i plotë:

Ai tha po vemë reprocitet

Sot

Po rrimë n’lëkurat tona

S’po i nxijmë fytyrat me rrena

T’bardha le t’mbetën vetëm sot

Sot që bie borë

N’pranverë

Nesër mund t’lavdërohemi

Si dje

Me t’bamet e zeza

E

T’pa bamet e bardha

T’shajmë t’allkojmë t’rrejmë

Veç grushtat t’i mbajmë

Për kokat e zbrasta

Ai

Për t’cilin thamë se mbanë fjalën

Rrenë e mashtron

Sot n’ditë rrenash drejt foli

Hiqet taksa tha

Po vemë reprocitet

Tash ne që nuk i besuem

Pos i fusim kokat n’borë t’na ftofën

E ftyrat t’na zbardhën

Tjetër s’na ka mbetë

Dardania, 01.04.2020