Fillon takimi Osmani-Abdixhiku, i pranishëm edhe Lutfi Haziri

Shpërndaje

Ka nisur takimi ndërmjet kandidates për presidente Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në takim i pranishëm është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Alin Kurti por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike.Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.