Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane

Shpërndaje

Përfundoi me sukses Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, në të cilen ekipi i Kosovës fitoi një Medalje të Bronztë.

“EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e evropës dhe shumica edhe jashtë saj janë pjesëmarrës në cilësinë e mysafirëve, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës”.

“Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë prestigjioze. EGMO është kampionati evropian i matematikës për nxënëset e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Erës është vërtet e jashtëzakonshme”.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!”

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës”, thuhet në komunikatën ë dërguar nga kjo shoqatë.