Kasami në ditën ndërkombëtare të shëndetit: Këtë vit si asnjëherë më parë e shohim rëndësinë e shëndetit

Shpërndaje

Në mbarë botën 7 prilli shënohet si dita ndërkombëtare e shëndetit. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme tek njerzit, andaj, kujdesi për të ruajtur shëndetin fizik dhe mental është më se i nevojshëm. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit më shumë se asnjëherë më parë e shohim rëndesinë e shëndetit, ku e gjithë bota vuan nga pandemia Covid-19, e cila ka marrë edhe jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 1 milion njerëz në mbarë botën.

Andaj, në ditën ndërkombëtare të shëndetit iu kisha apeluar të gjithëve që të kujdesemi sa më shumë për trupin tonë, të ruajmë shëndetin, të kujdesemi për higjienën tonë personale, e sidomos tani në këtë kohë pandemie.

#WorldHealthDay