“Kolegu më shprehu dashurinë”, moderatorja flet hapur dhe tregon se si ka reaguar (Foto)

Shpërndaje

Moderatorja Fjoralba Ponari ka qenë tepër aktive në llogarinë e saj në Instagram në këto ditë izolimi. Ajo ka qëndruar në kontakt me ndjekësit dhe përveçse është futur herë pas here në video live, ka zhvilluar gjithashtu “mini-intervista” në InstaStory.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

Për më tepër, personi në fjalë kishte familje, ndaj Fjoralba “i ka treguar vendin” me përgjigjen e saj.

“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje.” – e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit.” – është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie.