Kurti: Njerëzit e rrezikshëm e kanë braktisur moti popullin, tash populli i ka braktisur ata

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, së bashku me këshilltarin e tij politik Shkëlzen Gashin ka mbajtur konferencë për medie.

Kurti gjatë konferencës ka thënë se populli i ka braktisur ata, të cilët braktisën popullin kohë më parë.

“Të marrin fund këto lojra njëherë e përgjithmonë dhe në një situatë ku kolegia ime në fushatë rivalja ime në fushatë sot kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani, kishte gati 7 fishin e votave të ish zëvendëskryeministrit tim dhe tash nëpërmjet presidentit të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj mandat të përpiqet të kapatolpohet është e pa imagjinueshme në një demokraci parlamentare, ndaj këta janë njerëz të rrezikshëm të cilët moti e kanë braktisur popullin por tash edhe populli i ka braktisur ata”, theksoi Kurti.