Moti me vranësira dhe reshje të shiut

Shpërndaje

Moti në mbarë vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar, veçanërisht paradite. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup, mot i ngjashëm, i ndryshueshëm me shi të përkohshëm, veçanërisht paradite. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë. Prej të enjtes do të fillojë stabilizim i motit me rritje të temperaturave ditore.