Ndërron jetë kontribuesi madh i çështjes shqiptare nga Velesi, Sulejman Jashari

Shpërndaje

TË ALLAHUT JEMI DHE TEK ALLAHU DO TË KTHEHEMI.

Me shum dhimbje u njoftojmë se, pasditën e 2 prillit, ndroi jetë Sulejman Jashari.

Kush ishte Sulejman Jashari?

Sulejmani lindi më 1954, në fshatin e malësisë së Karshiakës, Jabollcishtë e Epërme.

Me këtë rast njoftimi të dhimbshëm , do të shkruajmë shkurtimisht për vecoritë e Sulejmanit, sa i përket krahinës s`onë të Karshiakës:

Sulejmani ishte një njohës i shkëlqyeshëm, i popullit, i traditave, i gjeografisë, i historis, i kulturës, i folklorit, i vlerave të vecanta të popullit dhe krahinës së Karshiakës së Shkupit. Shpresojmë në të ardhmet të botohen dorshkrimet e tia të shumta, nga fusha të ndryshme , kushtuar Karshiakës.

Në të ardhmen, kompetentët shqiptarë të artit, do të krenohen kur të zbulojnë mjeshtrinë e madhe në artin figurativ, të punuar në dru. Kur të zbulojnë së Sulejmani ishte zograf i madh, i cili zbukuroi shum xhami në shtete të lindjes, në Bullgari, Maqedoni dhe vende tjera. Por , fatkeqësisht, më duhet të ceki se ne shqiptarët, i zbulojmë njerëzit e vecante shqiptarë, me kontribut të madh, , me shum vonesë, pasi të shkojnë nga kjo botë, i zbulojmë, krenohemi se kanë qenë njerëz të mëdhenj në një fushë të artit, i cili ka lënë gjurmë të thella, anekënd botës. Edhe atë, na kujtohet t`u dalim zot, kur të huajt, duan të na i përvetësojnë.

Sulejmani si dashamirë dhe njohes i folklorit, organizoi edhe shoqëri kulturore artistike, ku të rinjë dhe të reja shqiptare kultivonin dhe prezentonin folklorin , veshjet, traditat, vallen këngen shqiptare, të Kashiakës dhe rajonve pran Karshiakës, si Velesi, Cashka, Dolneni….

Sulejmani, me veprimtarinë tij, gjat tër jetës, la gjurmë të pashlyeshme, kontribut në fusha të ndryshme të jetës së Karshiakës.

Si veprimtarë, aktivist i dalluar për Karshiakën, vjeshtën e vitit 2019, gjat themelimit të Shoqatës (KËSHILLIT) EKO KARSHIAKA, në Shkup, SULEJMANI U ZGJODH NJËZËRI KRYETARË I SHOQATËS “EKO KARSHIAKA”.

Eko Karshiaka, kryetari i saj, Sulejmani, kishte në focus IDENÊ E KAHMOCME të tij dhe karshiakasve të tjerë, hapjen, ndëtimin, e RUGËS JABOLLCISHTË E EPËRME- LUMI I KADISE (KADINA REKA), me anë të kësaj ruge do të ndërlidhej e tër krahina e Karshiakës, dy anët e karshiakës, kjo anë nga Velesi, Prilepi me atë, anës së Shkupi. Kjo rugë do shkurtonte udhëtimin së paku për 100 km, për pjesë e krashiakës , ana nga Velesi, Prilepi për në Shkup. Kjo rugë do të rikthente gjallerinë në fshatrat e malesisë Karshiakës, nga dy anët e Krahinës sonë.

Kryesisht, me angazhimin e pa ndërprerë të të Kryetarit të EKO KARSHIAKËS, SULEJMANIt, për kaq kohë të shkurtë ariti të mare, të fitojë përkrahjen për këtë project, nga faktorë e 3 komunave që administrojnë pjesën më të madhe të gjeografisë së Karshiakës, nga komuna e Cashkës, nga komuna e Studenicanit dhe nga komuna e Zelenikovës, si dhe përkrahjen, premtimin për përkrahje të keti projekti, të zotri ABDUL-SELAM SELAMIT, FUNKCIONARË I LARTË I KOMISIONIT TË IPARD PROGRAMEVE, I CILI ADMINISTRON FONDET IPARD PËR ZHVILLIMIN RURAL NË RV TË MAQEDONISË.

Kryetari Sulejmani, ishte në pritje të shkrirjes së bores në bjeshkët e Karshiakës, që të nxjerë në teren, gjeodet për pregaditje të llogarive FIZIBILITE, matjet në teren andej ka do ndërtohet kjo rugë nga JABOLLCISHTA E EPERME, DERI LUMI I KADISË (KADIINA REKA).

Por për fatin e keq të gjith karshiakës dhe Familjes së nderuar, Sulejmanin, vdekja e mori pa pritur, pas një sëmundje të shkurtë, e cila zgjati 4 apo 5 ditë.

Sulejmani kishte edhe shum ide tjera, për ti realizu, në shërbim të zhvillimit të krahinës së Karshiakës, fshatrave të Dolnenit, të Cashkes, Zelenikoves deri në fshatrat e Prilepit. Por, realizimin e projektit të rrugës Jabollcishtë Lumi i Kaadise, e kishte me prioritet, numer 1.

Sulejmani ndroi jetë. Shkoi nga kjo botë. Por idetë me ndjenja patriotike, për zhvillimin e këtyre rajoneve që nga Shkupi, Karshiakë, Dolneni, deri në Veles dhe rajonet rurale të Prilepit, Sulejmani na i la amanet.

Ideja që këto vise rurale të zhvillohen, sipas Sulejmanit, është ndërtimi I rrugës Jabollcishtë Lumi I kadisë (Kadiina Reka), dhe puna për ndërtimin e kësaj rruge duhet të vazhdojë aty i mbati Sulejmanit. Për këtë project, Shum vite më herët Sulejmani bëri shum aktivitete , organizime, tv programe, shkrime në media, kushtuar kësa ruge.

Në shenjë respekti dhe kujtimi të këti aktivisti, veprimtari të palodhshëm PËR ZHVILLIMIN E KËTYRE FSHATRAVE RRURALE ,

PROPOZOJ QË KUR TË REALIZOHET RRUGA JABOLLCISHTË LUMI I KADISË (KADIINA REKA) KJO RRUGË TË EMROHET : RRUGA SULEJMAN JASHARI.

Zoti e mëshiroftë sulejmanin. Zoti e shpërbleftë me Xhenet inshAlla.

Varimi i të ndjeri eshte bere me 03. Prill, pas namazit të drekës, në varezat e fshatit Cërnilishtë, komuna e Dolnenit

Nga anëtarët e Shoqatës, Këshillit EKO KARSHIAKA,