Rastet e reja me Covid-19 nga Mitrovica e Veriut

Shpërndaje

Tri rastet e reja janë nga kontakti Testimi i mbrëmshëm pas mesnate nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka gjetur tre raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë. Siç ka njoftuar IKShPK ,të infektuarit janë raste kontakti dhe janë nga Mitrovica e Veriut. “Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre (3) prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në një njoftim për media. Dje, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë vendosur në karantinë për shkak të rasteve të reja që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Në Kosovë janë shënuar gjithsej 135 persona me Covid-19, 16 persona janë shëruar dhe një ka vdekur./21Media