Qeveria mban mbledhje, do të sjellë vendime të reja

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut aktualisht po mban seancë.

Siç informon shërbimi qeveritar për media, për konkluzionet e seancës do të informojë sa të përfundojë seanca.

Qeveria në seancën e djeshme të 34 solli vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës në Komunën e Kumanovës, edhe atë ndalesë e plotë gjatë fundjavës, duke filluar prej orës 21:00 deri në orën 05:00 të hënën (06.04.2020). Gjatë ditëve të punës nga e hëna deri te premten, ndalesa vlen çdo ditë në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 05:00.