Negativ edhe testi i dytë për koronavirus i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev

Shpërndaje

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk sot njoftoi se edhe testi i dytë për koronavirus që i është bërë në pajtim me protokollet shëndetësore është negativ.

“Sot, në pajtim me protokollet shëndetësore më është bërë edhe testi i dytë për praninë e koronavirusit, i cili njëjtë si i pari është negativ. I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe në të njëjtën kohë kryetarit të komunës së Kumanovës, Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve të cilët përballen me virusin u dëshiroj shërim të shpejtë. Shpresoj se kryeministri dhe ministrat do të kenë teste negative”, ka shkruar Zaev.