Nga 5 mijë euro dënim për tre personat nga Hasanbegu që u kapën të hënën nga policia

Shpërndaje

Tre të arrestuarit në Hasanbeg të dënohen me nga 5 mijë euro gjobë, ka kërkuar Prokuroria Publike, njoftuan nga ky institucion.

Prokuroria, kërkesën e ka dërguar deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup, nën arsyetimin se personat kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, që paraqet shkelje të orës policore.

Bëhet fjalë për personat të cilët gjatë mbrëmjes së të hënës ishin kapur nga policia, nën arsyetimin se ishin grumbulluar gjatë orës policore.

Personat e kapur i thanë TV 21 se ata nuk kanë qenë në rrugë, ndërkaq nga MPB dje thanë se ata janë gjetur të grumbulluar në rrugë gjatë orës policore.