Prej nesër mot i paqëndrueshëm dhe i vrenjtur me shi të përkohshëm dhe bubullima

Shpërndaje

Moti në ditët në vijim do të jetë me vranësira të paqëndrueshme me shi lokal afatshkurtër dhe bubullima. Era kohë pas kohe do të përforcohet, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitjen e motit të keq afatshkurtër.

Siç informojnë nga Drejtoria për Hidrometeorologjike, temperatura minimale në Shkup nesër do të jetë 7, ndërsa ajo maksimale deri 24 gradë.

Të shtunën temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri 24 gradë. Të dielën megjithatë, temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri në 23 gradë.