Rënia e zogjve nga qielli / Kryetari i Bogovinës kërkon sqarim nga operatorët, ja përgjigja (Video)

Shpërndaje

Këtyre ditëve një dukuri e pazakontë ka ndodhur në Komunën e Bogovinës e kjo shihet edhe nga një video e publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë video shihen se si nga qielli bien zogjtë të çoroditur dhe të dezorganizuar, disa edhe të ngodhur.

Në lidhje me këtë kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili ka kërkuar sqarim edhe nga operatori A1-Maqedoni, nga e cila ka marrë përgjigjen si vijon:

I nderuari kryetar Albon Xhemaili,

Në këtë rast, ne dëshirojmë t’ju informojmë se A1 Maqedonia edhe në këtë situatë krize po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që rrjeti telekomunikues të funksionojë në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme dhe të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve kryesore telekomunikuese si më parë.

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, ne vërejmë rritje të trafikut të bisedave, si dhe rritje të trafikut të internetit që është dukshëm më i lartë se zakonisht, që është rezultat i përshtajtes së kompanive me situatën e sapokrijuar duke punuar nga shtëpia dhe me qëndrimin e shfrytëzuesve tanë në shtëpi, në përputhje me masat e mbrojtjes nga koronavirusi.

Ekspertët tanë teknikë vazhdimisht monitorojnë kapacitetet e rrjetit dhe përgjigjen vazhdimisht me masa të duhura teknike për të siguruar integritetin e rrjetit në rast të trafikut jashtëzakonisht të lartë ose vështirësi të tjera teknike, që do të thotë përmirësim dhe azhurnim i vazhdueshëm i rrjetit ekzistues, me qëllim që të ofrojë pa ndërprerje shërbimet të cilat i shfrytëzoni. Për këtë arsye, ditëve të kaluara janë ndërmarrë aktivitete të caktuara në stacionin bazë në Komunën e Bogovinës për funksionim pa ndërprerje të shërbimeve për shfrytëzuesit e A1 Maqedonisë në këtë zonë, duke përdorur teknologjitë ekzistuese të cilat janë përdorur deri më tani.

Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk kanë të bëjnë me aktivizimin e rrjetit 5G, pasi frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G akoma nuk janë caktuar (ndarë) nga ana e Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Me respekt,
A1 Maqedonia