Albin Kurti paguan rrymën, falënderon punonjësit e Postës

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi pagoi rrymën në postën e lagjes së tij tregoi se stafi i këtyre shërbimeve është duke punuar deri më 22:30 me qëllim përshtatjes së lëvizjes së qytetarëve sipas shifrës së parafundit.

Ai ka falënderuar punonjësit e Postës që janë në detyrë edhe gjatë fundjavës dhe festave zyrtare, njofton Klan Kosova.

“Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre. Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit”.