ASH: Merko të dal nga “karantina”, t’i ndihmojë qytetarët

Shpërndaje

Punonjësit e ndërmarrjes publike të higjienës komunale në Strugë morën pjesën e mbetur të rrogës së marsit pasi javën e kaluar morën vetëm nga 7000 denarë. Edhe punonjësit në ndërmarrjen “Ujësjellësi dhe kanalizimi” morën paga prej 10.000 denarëve si pasojë e pandemisë. Nga Aleanca e Shqiptarëve thonë që gjendja është alarmante dhe kërkojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga kryetari Merko.

Nga VMRO DPMNE-ja thonë se masat anti-krizë të propozuara në seancën e fundit të Këshillit komunal, siç janë shkurtimi i shpenzimeve të panevojshme në buxhetin komunal për vitin 2020, formimin e fondit solidar për të ndihmuar personat fizik dhe juridik, si dhe rialokimin e mjeteve të destinuara për udhëtim dhe shpenzime ditore dhe shpenzimet për përfaqësim janë refuzuar.

Do t’i pyesja nëse mund ata të ekzistojnë me pagë 7000 denarësh apo për ta është i garantuar luksi. I bëj thirrje kryetarit të komunës dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike që të gjejnë një mënyrë për të paguar pagat e punonjësve të tyre – deklaroi Mirçe Axhioski, VMRO DPMNE.

Në ndërmarrjen komunale të Strugës, pagesa e faturave është midis 18% dhe 22%, ndërsa drejtori Kleçkaroski thotë se nuk pret përmirësim të situatës.