Aziri: Dëshirojmë që virusi COVID-19 të largohet dhe sa më shpejtë shqiptarët ta largojnë edhe një “virus politikë” siç është BDl-ja

Shpërndaje

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Artan Grubi nga BDI në emisionin Click Plus në Tv21 kanë debatuar rreth aktualiteteve politike.

Duke folur për masat restriktive nga ana e Qeverisë Elmi Aziri ka folur për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve për të cilat Aleanca për Shqiptarët është deklaruar hapur se më mirë do të ishte që zgjedhjet të mbahen në fund të korrikut dhe fillimi i gushtit kur edhe temperaturat janë më të larta dhe janë mundësit që misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE-ODIHR të jetë prezentë për monitorim.

Elmi Aziri ka thënë: Shpresojmë dhe dëshirojmë që virusin covid-19 ta largojmë, por është shumë me rëndësi që shqiptarët do të largojnë edhe një “virus politikë” siç është BDl-ja dhe të ndodhë ndryshimi edhe tek shqiptarët siç ndodhi në kampin politikë maqedonas në 2016.

Shikoni videon:

Debati i plotë: