Ecolog dhuron 800 pajisje elektronike për fëmijët në Kosovë (Foto)

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kompania e njohur ndërkombëtare “Ecolog”, ka dhuruar 800 pajisje të reja për fëmijët në Kosovë.

Ai ka njoftuar se pas diskutimeve me kompaninë, bashkërisht kenë vendosur që 100 prej tyre të dhurohen për Prishtinë e 700 të tjera për disa komuna tjera nëpër Kosovë, njofton ALBAZONE MEDIA.

“Kompania e njohur ndërkombëtare Ecolog, ka dhënë 800 pajisje të reja për fëmijët në Kosovë. Pas diskutimeve me kompaninë, bashkërisht kemi vendosur që 100 prej tyre të dhurohen për Prishtinë e 700 të tjera për disa komuna tjera nëpër Kosovë”.