Fyhet rëndë Adem Jashari nga vëllau i Mulla Sulës: “Kush i ka thanë atij me dekë për Kosovë”, reagon OVL-ja!

Shpërndaje

Gazetari maqedon Zoran Bozhinovski, gjatë ditës së sotme, ka publikur një video, ku protagonist të videos janë, Qani Rexhepi vëallu i Mulla Sulës, njëherit edhe shef i medresës, Kadri Krasniqi i punësuar në medresenë Isa Beu, Bekim Dibrani dhe Fevzi Jakupi, shkruan GazetaBlic.

Sipas publikimit të Bozhinovskit, personat në fjalë, duke shkuar për të marrë mirënjohje nga OVL-UÇK e Kosovës, kënaqen me muzikë sërbisht në veturë dhe e shajnë e fyejnë rëndë Adem Jasharin duke thënë se: “Kush i ka thënë aty me vdekë për Kosovë”.Kjo video tashmë i ka rënë në sy edhe kryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj tha për GazetaBlic se mirënjohja i është dhënë vëllaut të protagonistit të kësaj video, Qani Rexhepi, Avdyl Rexhepit.Ai shton se nuk do të marrin masa ndaj Avdyl Rexhepit, pasi ai nuk është përgjegjës për veprimet e vëllaut të tij“Mirënjohjen e ka marrë vëllau i tyre, Avdyl Rexhepi, dhe mirënjohjen që e ka marrë për kontributin e tij gjatë luftës, nuk ia revokojmë për shkak se ai që shihet në videon në fjalë është vëllau i Avdylit”.

Tutje Haradinaj thotë se ata kanë dyshime rreth kësaj video pasi është publikuar nga një gazetarë i cili sipas Haradinaj gjdo gjë e nxerrë jashtë kontestit.“Për shkak se videoja është publikuar nga gazetari në fjalë, ne kemi dyshime, ai dihet për veprimet dhe shkrimet e tij, por mesa duket vëllau i Avdylit dhe gazetari janë shokë”.Haradinaj tutje nuk e komentoi përmbajen e videos ku fyhet rëndë Adem Jashari.

Në vazhdim ndiqeni videon në fjalë ku përdoren fjalët fyese ndaj Adem Jasharit!