Kurti dhe Osmani nderojnë Aganin: Vr.asja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti së bashku me Kryetaren e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani bënë homazhe pranë shtatores së akademik Fehmi Aganit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social. Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni. Vr*asja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën.

Më 29 maj bëhet një vit prej se u ndryshua Kodi i Procedurës Penale që mundëson gjykimin dhe dënimin në mungesë. Duhet të angazhohemi, dhe do të angazhohemi që të zbardhet e vërteta e të sillet drejtësia për të.

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/21-vjet-nga-vrasja-e-akademik-fehmi-aganit/