Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë nga Gjykata Speciale

Shpërndaje

Ka reaguar Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas raportimeve të bëra që Kurti është ftuar nga Gjykata Speciale.

Arlind Manxhuka ka shkruar se, Albin Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë nga Specialja.

“Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjëherë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qëndron.”, ka shkruar ai

Përpos kësaj, ai ka treguar se tashmë kanë dorëzuar padi për pretendimet e ngritura rreth kësaj çështje, transmeton Zëri.info.

“Të njëjtat pretendimet, duam të rikujtojmë që janë hedhur në publik javë më parë në disa studio televizive në vendin tonë, për të cilat pretendime tashmë është dorëzuar padi”, ka përfunduar Manxhuka.