Mbas Coronavirus, sot po përballemi me epokën e akullt sociale

Shpërndaje

Shkruan: Dr. Mareglen Tomori – Kriminolog

Mbas coronavirus bota do të përballet me epokën e akullt, jo atë epokë kur ngrijn ujrat ,fushat dhe malet por në epokën kur ngrijnë njerëzit.

Epoka e ftohjes financiare, sociale ,morale, aktive dhe objektive.

Epoka ku njërëzit do të përballen me krizat ekonomike nga më të ndryshmet, ku bizneset e vogla dhe të mesme do të pëplasen me dallgët e akullta më të forta të këtyre 100 vjetëve të fundit.

Epoka ku njerëzit do të ftohen deri në atë pikë sa nuk do të kenë më komunikime me njëri – tjetrin.

Epoka ku të pamoralëshmit do bëjnë moral dhe të moralëshmit nuk do të gjejnë më vend në shoqeri.

Epoka ku aktiviteti dhe objektiviteti nuk do të jenë më qellimi për tu zgjuar të nesërmen.

Sot kemi filluar të përballemi me këtë epok të re, me këtë epokë ku çdo dit e më tepër po shohim se jeta po bëhet shum më e vështirë ekonomikisht, njërëzit po zvarriten me shumë mundim për të bër blerje ushqimesh dhe të arrijnë të mbijetojnë edhe një javë tjetër.

Bizneset po zvarritem me vështirësi të rimarin veten pas mbylljes së madhe që paralizoi pothuajse gjith botën.

Shoqeria po përballet me fenomenin e ftohjes dhe largesës sociale, nuk takohen më si dikur me shumë dashuri duke u përqafuar por tani në vend të duarve japim brrylat, tani në vend të puthjeve japim një buzëqeshje mbas maskave të cilat janë kthyer në modë e cila është e domosdoshme për mbijetesë.

Jo vetëm fizikisht por edhe virtualisht njërëzit po fillojnë të ftohen me njëri – tetrin çdo ditë që kalon , nuk ka më komunikim si dikur, çdo gjë po bëhet e bezdishme dhe e mërzitëshme.

Morali, aktiviteti dhe objektiviteti po bien çdo ditë më poshtë aq shumë sa nuk na bën më përshypje asgjë, nuk po kuptojmë më as se çfar dite është sot, nuk kemi më as objektiv dhe as qellim për tu zgjuar në mëngjes pasi tashmë nuk dim as sesa do të jetojmë, dhe nëse do të jetojmë, si do të jetë e ardhmja jonë kur te mos ekzistojë më privatësia dhe kur të na kenë vendosur microchipat në trupat tanë dhe të kontrollohemi si kavie laboratori.

E gjitha kjo po ndodh si pasojë e terrorit psikologjik që po kalon njërëzimi pothuajse në të gjithë botën.

Nëse dje kemi thëne se çdo gjë do të shkojë mirë, e kemi thënë për ti dhën vetes një arsye për të tu zgjuar të nesërmen dhe për të vazhduar jetën, dhe jo për tu demoralizuar duke pritur në agoni ditet e ardhëshme për mbijetesë.

Mbas Coronavirus, sot po përballemi me epokën e akullt sociale dhe është në dorën tonë nëse do ta lëm botën të ngrijë apo të shkelqejë.

Sot bota ka nevojë për ngrohtësinë tonë, sot ne kemi nevojë për ngrohtësinë e njëri – tjetrin.

Mos u dorëzoni,mos flini por zgjohuni dhe reagoni