Osmani: Jemi dakorduar me BFI-në të hapen xhamitë, por…!

Shpërndaje

“Sot bisedova me Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame për vendimin e marrë për hapjen e xhamive nga 12 maji. U dakorduam që meqë kanë vendosur, hapja nga java tjetër të bëhet me masa mbrojtëse të cilat gjatë fundjavës do ti përgadisim bashkë me epidemiologët dhe përfaqësuesit e BFI me qëllim ruajtjen e shëndetit të besimtarëve gjatë kryerjes së obligimeve fetare. Pandemia është serioze dhe po merr jetë njerëzish. Pyetni familjarët e atyre që humbën më të afërmit. Mos bini pre e sharlatanëve politikë që nuk kanë dertin për shëndetin e juaj po vetëm si të keqpërdorin gjendjen emocionale të njerëzve për pikë politike. Ata në asnjë moment nuk kërkuan të hapen shkollat edhe pse femijët na bredhin rrugëve me javë por jo se atje nuk ka vota, atje nuk munden dhimbjen ta shndërrojnë në poena politikë.

Andaj të dashur qytetar e kuptoj që po humbni durimin por bashkë deri tani ia dolëm rrezikut më të madh ta evitojmë skenarin Italian dhe Spanjoll. Bashke me disciplinën dhe përgjegjësinë tuaj shpëtuam shumë jetë e shumë dhimbje. Asgjë që po bëjmë nuk është improvizim, kemi plan të qartë dhe me bazë shkencore për të dal nga kjo situata. Edhe pak durim dhe kujdes dhe do i kthehemi jetës normale, do i gëzohemi edhe shkollave edhe xhamive edhe parqeve, do i gëzohemi jetës” ka shkruar Osmani në proflin e tij në FB.