Posta filloi shpërndarjen e ndihmës sociale prej 130 eurosh

Shpërndaje

Posta e Kosovës, ka bërë të ditur se sot ka filluar shpërndarja e ndihmave sociale në shumë prej 130 euro.Ndihma prej 130 euro në muaj përbën masën numër 15 të pakos fiskale emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kohë pandemie.Posta e Kosovës, fton përfituesit e kësaj skeme sociale që të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës prej 2 metrave gjatë marrjes së parave.Deri më tani në Kosovë janë 1003 persona të infektuar, 772 të shëruar dhe 29 të vdekur nga covid-19.