Disa tërmete goditën Shqipërinë, më i forti 3.7 i shkallës rihter

Shpërndaje

Disa lëkundje tërmeti tronditën vendin mbrëmjen e kaluar. Lëkundjet filluan pas orës 23:00, dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më e fortë ishte ajo e orës 23:52, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Epiqendra u raportua në Thumanë, me një thellësi prej 6 kilometër.

Edhe pse ishte një lëkundje e lehtë dhe që zgjati pak sekonda, mjaftuan për të krijuar panik tek ata që e ndien.

Lëkundjet vazhduan edhe pas mesanate, por për fat të mirë me intensitet më të ulët. /k.k/noa.al/

https://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=865847

https://www.emsc-csem.org/Earthquake/europe/