Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska infektohet me koronavirus

Shpërndaje

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

“Pas lajmit që e publikoi shoku Muhamed Zekiri, dhe për shkak të takimeve të punës që kemi pasur, bëra test për Covid-19 dhe rezultati është pozitiv. Nuk kam simptome dhe tashmë jam në izolim shtëpiak. Nuk mund të jem e sigurta se në çfarë mënyre e kam marrë virusin , por të gjitha kontaktet që kam pasur ditëve të fundit kanë qenë në përputhje me masat mbrojtëse”, shkruan mes tjerash Llukarevska.