Ja kur hapet aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të merret vendimi për hapjen e aeroportit dhe kjo siç tha ai do të bëhet në konsultim me mjekët, autoritetet përkatëse dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ai ka thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar udhëtimet e mërgimtarëve në Kosovë.

“Atje ku kemi qindra mijëra mërgimtarë, për të cilët do të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’u lehtësojmë udhëtimin e tyre për në atdhe ku do të bëjnë pushimet afër më të dashurve të tyre. Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK”, shkruan Zemaj.

Zemaj shtoi se të hënën do të rihapen kufijtë e shteteve të zonës evropiane, por që kjo fatkeqësisht nuk vlen për Kosovën, pasi kufizimi për vendet e treta vlen deri më 30 të këtij muaji.

“Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve. Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19. Ndërsa, jemi vënë në dijeni se fatkeqësisht për qytetarët nga “shtetet e treta” përfshirë dhe Kosovën, kufizimet e hyrjes dhe udhëtimit për në Gjermani dhe në disa shtete të BE-së do të vlejnë deri më 30.06.2020, gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë drejt BE-së. Pas dy javësh, më 1 korrik shteti mik Gjermania do të merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe për shkak të përkrahjes së parezervë për Kosovën presim lajme të mira për liberalizimin e vizave”, shkruan tutje Zemaj.

Postimi i plotë:

Ditëve në vijim unë si ministër dhe qeveria Hoti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë do të vazhdojmë kontaktet miqësore me diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur mënyrën dhe mundësinë për qytetarët tanë që të rinisin lëvizjen e lirë drejt BE- së , gjithnjë duke i respektuar rregullat dhe udhëzimet kundër Covid-19 të rekomanduara nga mjekët.

Ne nuk mund të interferojmë në vendimet e ambasadave dhe të qeverive të shteteve mike për rihapjen e kufijve të tyre dhe rinisjen e shërbimeve konsullore.

Nuk mund të bëhemi as zëdhënës të tyre, pavarësisht se kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ne i falënderojmë shumë për ndihmën e tyre të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, e sidomos tani në luftën kundër pandemisë. Pa këtë ndihmë do të ishte shumë e vështirë për Kosovën.

E dimë, se shumë qytetarë të Kosovës janë në pritje të udhëtojnë në shtetet e BE-së, sidomos në Austri, Suedi, Zvicër, e Gjermani, qoftë për një kohë të shkurtër, si turist apo për një udhëtim pune.

Çdo ditë mijëra qytetarë pyesin se kur do të rihapën ambasadat e konsullatat e BE-së në Prishtinë, për t’u pajisur me viza, sikurse për rihapjen e plotë të aeroportit të Prishtinës dhe rinisjen e linjave të rregullta të fluturimeve drejt shteteve të Shengenit. Atje ku kemi qindra mijëra mërgimtarë, për të cilët do të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’u lehtësojmë udhëtimin e tyre për në atdhe ku do të bëjnë pushimet afër më të dashurve të tyre. Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë.

Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.

Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve.

Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19.

Ndërsa, jemi vënë në dijeni se fatkeqësisht për qytetarët nga “shtetet e treta” përfshirë dhe Kosovën, kufizimet e hyrjes dhe udhëtimit për në Gjermani dhe në disa shtete të BE-së do të vlejnë deri më 30.06.2020, gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë drejt BE-së.

Pas dy javësh, më 1 korrik shteti mik Gjermania do të merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe për shkak të përkrahjes së parezervë për Kosovën presim lajme të mira për liberalizimin e vizave.

Ruaj distancën!

Vendos maskën!

Mbaje higjienen!