KSHZ: S’kemi filluar me përgatitje për zgjedhje të parakohshme, respektojmë dekretin qeveritar

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) sot i demantoi disa tituj në disa media të caktuara ku thuhet se ky komision ka nisur përgatitjen për zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Sipas njoftimi të KSHZ-së, i vetmi aktivitet i këtij komisioni po i realizon për momentin janë aktivitetet e funksionimit të mëtejshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ju njoftojmë se KSZH, në mënyrë të plotë respekton Dekretin me fuqi ligjore për çështjet lidhur me zgjedhjet nr.442416/1 të 21 marsit 2020, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, na bazë të cilës KSHZ miraton Konkluzion për ndalim të aktiviteteve zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, të caktuara më 12 prill 2020 nr. 08-1022/1 22 mars 2020”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.