Qeveria Kurti, ndanë 12 milionë euro për implementimin e paketës emergjente

Shpërndaje

Bisnik Bislimi, ministër në detyrë i Financave dhe Transfereve, në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar mjete më shumë për implementimin e paketës emergjente.

Bislimi kërkoi nga Qeveria që të miratohet kërkesa e tij për 12 milionë euro me qëllim të zbatimit të pakos emergjente, transmeton IndeksOnline.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, konstatoi se miratohet ky propozim.