Vetura merr flakë në lëvizje në autostradën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar (Foto)

Shpërndaje

Para rreth gjysmë ore në autostradën Tetovë-Shkup, një makine tip Benz-Mercedez me targa të Gostivarit është përfshirë nga flakët, makina në momentin e ndezjes së flakëve ka qenë në lëvizje sapo ka kaluar pikë-pagesën e Tetovës në drejtim të Shkupit. Makina është djegur tërësisht, siç shihet edhe nga fotot, ndërkohë që nuk ka të lënduar gjatë këtij aksidenti. Ne vendngjarje kanë mbërritur tre makina te zjarrfikësve, sepse zjarri përveç makinës ka përfshirë edhe pjesën e barit jashtë autostradës.