VV i la bosh zyrat, LDK-ja ia dorëzoi vetes (Video)

Shpërndaje

Agim Veliu i cili konsiderohet si shkaktar për prishjen e qeverisë paraprake, pas shkarkimit të tij, u rikthye në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Arban Abrashi pranoi përgjegjësinë e të parit të infrastrukturës nga bashkë-partiaku i tij Lumir Abdixhiku.

Nga ministrat paraprak është edhe Hikmete Bajrami që ia delegoi kompetencat e kreut të ri të Arsimit, Ramë Likajt nga AAK-ja.

E vetë Bajrami, mori përgjegjësi të reja si ministre e Financave në Qeverinë Hoti.

Nga të zgjedhurit e LDK-së, edhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pranoi detyrën, ani se jo nga paraardhësi i tij në këtë dikaster. Në fakt asnjëri nga ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk bënë dorëzimin e mandatit.

Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani.