86-vjeçarja nga Obiliqi që mposhti koronavirusin pa shkuar në spital

Shpërndaje

Një grua 86-vjeçare nga komuna e Obiliqit e ka mposhtur koronavirusin pa shkuar fare në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj Rasim Preniqi.

“Nëna ime 86 vjeçare mposhti koronavirusin në shërim shtëpiak. Një falenderim të posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”.