‘Bomba e radhës’, Nikoloski dhe Janakieski ‘kurdisin’ aksident për të penguar votuesit shqiptar

Shpërndaje

Për të pestën ditë me radhë, bisedat nga anëtarët aktual dhe ish udhëheqë të VMRO-DMPNE janë publikuar në kanalin “YouTube” “Rimëkëmbja e Regjimit”. Për dallim nga bisedat e mëparshme midis Mile Janakieski dhe Igor Janushev, tani është publikuar një regjistrim i Janakieski dhe Aleksandar Nikoloski, i cili është mbartësi i listës numër 4, të VMRO-DPMNE, transneton ALBAZONE MEDIA.

Bombë e re në kanalin Youtube “Ripërtëritja e regjimit”. Në incizimin e fundit flasin Mile Janakieski dhe nënkryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Flasin që të inskenohet aksident trafiku në vendin Preseka gjegjësisht në afërsi të aeroportit të Ohrit ku kanë ateruar dy avionë me shqiptarë për të votuar.

Janakieski thotë: Ka dy aeroplanë me siç thotë ai “shiptari” që aterojnë në ora katër. Të bëni një aksident. Nikollovski pajtohet dhe thotë se nuk ka asgjë kundër. Regjistrim me përmbajtje të ngjashme u lëshua edhe në gjykimin e Titanikut, për parregullsitë zgjedhore. Ndryshe dje bomba u publikuan edhe për Igor Janushevin ku me Janakievskin bisedojnë për shkyçjen e shensorëve nëpër pallate. Incizimet e publikuara janë nga zgjedhjet lokale të vitit 2013.