Dy liderët e koalicionit ‘MUNDEMI’, Kasami dhe Zaevi sot kanë pasur takime me qytetarët e Tetovës (Foto)

Shpërndaje

Sot dy liderët e koalicionit ‘MUNDEMI’, Kasami dhe Zaevi kanë pasur takime me qytetarët e Tetovës, Bogovinës, Çellopekut, Meletinës ku edhe shpalosën platformën për qeverisjen 4 vjeçarje.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve sot vazhduam në Tetovë dhe Bogovinë. Ku u takuam me qytetarët dhe shpalosëm platformën e koalicionit #MUNDEMI. Tetova dhe Bogovina i dhanë një PO të fortë koalicionit fitues #MUNDEMI.

Pas takimeve në Tetovë, Bogovinë si dhe Miletinë më pas takuam edhe banorët e fshatit Çellopek. Së bashku me Zoran Zaevin, shpalosëm, programin politik të koalicionit “MUNDEMI”.

Vazhduam aktivitetet në Bogovinë dhe Miletinë, ku biseduam me banorët e kësaj ane për platformën e koalicionit #MUNDEMI.