Ish ushtari i UÇK-së dhe themelues i BDl-së kalon në Lëvizjen BESA

Shpërndaje

Vazhdon braktisja e BDl-së gjithnjë e më shumë edhe atë nga figura të rëndësishme madje edhe nga ish themelues të saj.

Kështu gjatë ditës së sotme ish ushtari i UÇK-së nga fshati Rashçe e komunës së Sarajit, Rahman Shtrajkun i cili është edhe një ndër themeluesit e BDl-së ka kaluar në Lëvizjen BESA.

Shtrajku ka qenë gjatë dy mandateve këshilltar komunal nga rradhët e BDl-së në komunën e Sarajit.

Kalimi i tij në Besa ka ardhur pas zhgënjimit të tij të thell nga partia e cila drejton shqiptarët për gati 18 vite.

Aderimin e Shtrajkut në Besa e ka njoftuar anëtari i kryesisë qëndrore, Adnan Azizi.

“I zhgënjyer thellësisht nga kjo parti, nga sot ai vendosi të bëhet pjesë e familjes së madhe të Lëvizjes BESA, me besim të plotë se vetëm me BESËN në qeveri, pozita e shqiptarëve do të jetë më e avancuar. Rradhët e Lëvizjes BESA çdo ditë e më shumë po shtohen, që me 15 korrik të festojmë bashkë fitoren e madhe”, ka shkruar në Facebook, Azizi nga Lëvizja Besa.