Kapen nga BDl duke blerë vota

Shpërndaje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur disa persona të BDl-së duke blerë vota. Rasti ka ndodhur në fshatin Erxhelija në Sveti Nikole, pas çka policia dhe prokuroria e këtij rajoni kanë ndërmarrë masat kompetente , raporton Frontline.

Më 11 korrik në orën 06 policë të zyrës së jashtme për punë kriminalistike dhe stacioni policor në Sveti Nikole në bashkëpinim me policët e SPB Shtip kanë kryer bastisje tek katër persona nga fshati Erxhelija edhe atë: te Z.Z dhe I. V. (janë gjetur 4000 denarë dhe material propagandues nga parti politike, ndërsa te pundërit me të cilët jeton së bahsku janë gjetur 60.000 denarë), D. V. (janë gjetur 3500 euro dhe material propagandes nga parti politike). Gjithashtu, gjatë bastisjes në një veturë të parkuar në obor të S.I. e cila është në pronësi të B.T. po ashtu nga fshati Erxhelija, është gjetur një listë me 20 persona. Në lidhje me listën e gjetur është thirrur personi B.T. dhe i njejti gjatë bisedës ka pranuar që në muajin maj SPB Shtip ka ngrit padi penale kundër tij me çka i njejti është drejtuar te S.I. ndërsa ai i ka premtuar se o t’i ndihmoj nëse siguron 20 votues për partinë politike. Pas këtij premtimi, B.T. ka bërë listë, ka biseduar me personat nga lista dhe i ka bindur të njejtit që të votojnë për këtë parti që t’i ndihmojmë të mos shkoj në burg. Pas kësaj, B.T. së bashku me S.I. listën e votuesve potencial e ka dorëzuar në partinë poitike.

Është konsultuar Prokuroria Publike Sveti Nikole, pas çka janë dhënë udhëzime që të gjithë personat e theksuar të privohen nga liria, të merren në pyetje të gjithë personat në listë, si dhe personat e tjerë të cilët janë të lidhur me personat e lartpërmendur, të kontrollohet se prej nga janë parët dhe materiali propagandues. Pas kontrolleve të kryera dhe pas dëshmisë së dhënë nga ana e B.T. para prokurorit publike në Sveti Nikole, është konstatuar se është kryer vepër penale sipas nenit 162 të Kodit Penal. Në stacionin policor është ndalur edhe S.I.