Kasami: S’jemi kundër kryeministrit shqiptar, por jo me kandidat të propozuar nga BDl

Shpërndaje

”Zoran Zaev nuk ka kundër dhe derisa të jetë në koalicion me Lëvizjen Besa, nuk mund të jetë kundër faktit që shqiptar të jetë kryeministër. Por edhe Lëvizja Besa edhe LSDM nuk pranon që një kandidat i propozuar nga BDl të jetë kryeministër.

Pra, Naser Ziberi është kandidat i BDl-së në këto zgjedhje dhe kur në momentin kur BDl e kuptoi që në 2020 do t’i përgjysmohen edhe njëherë deputetët dhe do të jetë problem të arrijë t’i bëjë pesë deputet, pesë mandate për të bërë grup parlamentar”, ka theksuar Kasami.

Sipas tij, Zoran Zaev nuk është kundër që kryeministri të jetë shqiptar, por njëjtë si Lëvizja Besa, ai nuk pranon të jetë i shantazhuar nga BDl, sepse kjo ide e BDl-së është deri më 15 korrik me qëllim për të fituar një votë më shumë dhe se pas zgjedhjeve ”kryeministrin shqiptar” BDl do ta harrojë.

Kasami ndër të tjera shton se me këtë ide që e propozon Ali Ahmeti, i dëmton shqiptarët, sepse ai e ka mendjen te mbajtja e pushtetit dhe jo te ideja për kryeministër shqiptar.