Tahiri: BDl bashkëpunoi me LSDM-në në zgjedhjet lokale, ndërsa sot deklaron se kanë dallime konceptuale

Shpërndaje

Ndryshimi i kursit politik të BDl-së është i habitshëm sot, ndërsa në zgjedhjet lokale me ndihmën e LSDM-së fitoi thuajse të gjithakomunat shqiptare, vlerëson analisti politik Sefer Tahiri i cili në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA tha se BDl derisa qeveriste me LSDM-në e ka mbështetur madje edhe e ka promovuar konceptin e kësaj të fundit “Shoqëri për të gjithë”.

“Ne kemi pasur një koncept qeveritar që është “shtet për tëgjithë”, të cilin BDl-ja e ka mbështetur brenda Qeverisë, e ka promovuar përmes zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe përnjëherë ky koncept u bë, sipas deklaratave të këtyre zyrtarëve, koncept i LSDM-së”, tha Tahiri.