Thaçi publikon fotografi nga rrugëtimi e tij nga Haga në Kosovë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar fotografi nga eksperienca e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një propozim aktakuzë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar ata që e përkrahën gjatë këtyre ditëve.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, ka shkruar Thaçi sipër fotografive të publikuara në Facebook.
Ndryshe, Thaçi u intervistua në Hagë nga e hëna deri të enjten, ndërsa të premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë.