Trafikantët e dro.gës djegin avionin për t’i shpëtuar policisë

Shpërndaje

Një avion që dyshohet të jetë përdorur për transportimin e dr*ogës nga Amerika e Jugut drejt Meksikës u dogj në mes të rrugës nga trafikantët, në përpjekje për të fshehur gjurmët pasi u pikasën nga autoritetet.

Pak kilometra më larg, Policia Federale meksikane gjeti një kamion me 13 qese kok*ainë, me vlerë 4,9 milionë dollarë. Nga ajri, efektivët panë se si trafikantët ulën avionin në mes të rrugës dhe i vunë flakën për të fshehur gjurmët.

Departamenti i Mbrojtjes tha se avioni vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa disa media lokale specifikuan se vinte nga Venezuela.