Vazhdon zvogëlimi i çmimeve në roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor

Shpërndaje

Çmimet për thirrjet hyrëse në roaming në rajon prej sot plotësisht zvogëlohen prej 2,9 denarë në 1,5 denarë, ndërsa sipas Marrëveshjes midis vendeve të Ballkanit Perëndimor hyri në fuqi para një viti, në korrik të vitit të ardhshëm çmimet në roaming për biseda dhe shfrytëzim të të dhënave tërësisht do të hiqen.

Në mbledhjen e sotme onlajn të ministrave të obliguar për digjitalizim në rajon, Këshilli për bashkëpunim rajonal dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian është përfunduar se do të përpunohet hartë për hapat e ardhshëm dhe afatet për heqje të çmimeve në roaming mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian, informon në videofjalim ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili ishte mes pjesëmarrësve të mbledhjes “Ballkani Perëndimor i goditur për kohën digjitale”, që e ka organizuar Këshilli për bashkëpunim rajonal.

Siç potencon, vendet e Ballkanit Peërndimor sot shënojnë një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes për zvogëlim të çmimeve në roaming. Qytetarët tanë vitin e kaluar kanë folur, kanë përdorur internet dhe kanë dërguar SMS porosi për çmime më të ulëta edhe deri në 99 për qind. Konkretisht, 5,04 denarë për thirrjet dalëse , 2,9 denarë për thirrjet hyrëse, SMS porositë dërgohen për 2,63 denarë për porosi, ndërsa çmimi i një megabajt internet është 1,9 denarë. Prej sot, plotësisht zvogëlohet çmimi për thirrjet hyrëse dhe tani arrin 1,5 denarë. Sipas marrëveshjes, deri në korrik të vitit 2021 çmimet në roaming tërësisht do të hiqen. Ky është parakushti që Maqedonia e Veriut së bashku me pesë shtetet tjera të rajonit e plotëson me qëllim të vendosjes së “roamingut si në vend” edhe me vendet e Bashkimit Evropian”, citoi Mançevski.

Sipas sekretares së përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal Majlinda Bregu, zbatimi i marrëveshjes kohëve të fundit është tregim rajonal i suksesshëm vetëm në vete dhe rajoni duhet ta përsërisë këtë formulë.

“Në ditën e sotme para një viti filluam të paguajmë faktura më të vogla telefonike për roaming nga hyrja në fuqi e marrëveshjes rajonale me të cilën u zvogëluan çmimet e shërbimeve për roaming nëpër të gjithë rajonin (Shqipëri, Bosnja e Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), në disa raste madje edhe për 99 për qind. Të dhënat për roaming u rritën për më shumë se 60 për qind, me ç’rast thirrjet e jashtme për më shumë se 140 për qind. Tani mund të bisedojmë më shumë, të dërgojmë më shumë SMS porosi dhe të surfojmë më shumë, ndërsa në korrik të vitit 2021, gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor presin të hiqen shpenzimet për roaming shërbime. Ky është tregim i suksesshëm rajonal”, tha Bregu.

Sipas rezultateve të hulumtimit Barometri ballkanik 2020, 35 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor kanë kursyer para pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për zvogëlim të çmimeve në roaming. Hulumtimi tregon se përdorimi i internetit është në rritje, me ç’rast 69 për qind e qytetarëve të Ballkanit perëndimor e përdorin si mjet të komunikimit. Shtatëdhjetë e tetë për qind e biznesmenëve në Ballkanin Perëndimor i llogarisin shkathtësitë digjitale si shumë të rëndësishme për biznesin, ndërsa 55 për qind e tyre sigurojnë një lloj të trajnimit për përmirësim të shkathtësive digjitale të punëtorëve të tyre./MIA