Xhensila Myrtezaj me foto provokuese nga vetura, bashkëshorti i bën një koment interesant

Shpërndaje

Xhensila Myrtezaj është shfaqur mjaft provokuese në rrjetet sociale. Këngëtarja pozoi e veshur me një kostum sportive veror nga makina duke vënë në pah linjat e saj bombastike trupore.Ajo mori mjaft komplimente për foton hot, por komenti i bashkëshortit të saj, Bes Kallakut rrëmbeu vëmendjen.Aktori i humorit vuri në pah një detaj që i kishte “shpëtuar” Xhensila Myrtezajt. Këngëtarja nuk kishte vendosur rripin e sigurimit teksa pozoi në timon.Bes Kallaku i kërkoi të vendoste rripin pasi do i duhej atij që të paguante gjobat e policisë.“Vendos rripin e sigurimit oj goc! Nuk kam për ti paguar unë gjobat e tua 😂”- shkroi aktori.Ndërsa Xhensila ka vendosur që të mos i përgjigjet komentit të tij.