Zaevi që nesër në pushim, bisedimet për qeverinë e re pas Ilindenit

Shpërndaje

Negociatat për formimin e qeverisë së re do të vazhdojnë pas Ilindenit, me ruajtjen e afateve ligjore, me ç’rast shteti do të bëhet me institucione funksionale dhe legjitime, thonë nga LSDM. Nga partia informojnë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që nesër do t’i shfrytëzojë ca ditë për pushime, të cilat do t’i kalojë në vend.

“Duke e pasur parasysh periudhën e kaluar të përmbushur me krizën nga koronavirusi dhe fushatat parazgjedhore, LSDM angazhohet ditëve pranë dhe rreth Ilindenit qytetarët të mund të marrin frymë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilindenit, në pajtim me afate ligjore, hyjmë në proces të definimit të koalicionit qeveritar të kryesuar nga LSDM-ja. Afatet ligjore do të respektohen në tërësi, shteti do të bëhet me institucione funksionale dhe legjitime”, kumtojnë nga partia.