Albin Kurti nuk është armik e as nuk është serb, por shqiptar bir shqiptari si Ismail Qemali, o “kirenar”!

Shpërndaje

Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit të Michigenit denoncon ashpër, me indinjatë, me urrejtjen dhe me dëshprimin më të madh deklaratën e deputetit të LDK-së, Driton Selamanaj, i cili ka deklaruar se ““Srpska lista” është më bashkëpunuese sesa Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje; se Lista Serbe i’a don të mirën Kosovës e jo Albin Kurti. Më shumë mendon Lista Serbe për Kosovën sesa Albin Kurti”.( Lexo KËTU).

Kjo deklaratë është më se shpifëse, intriguese, iracionale, skandaloze dhe krejtësisht gënjeshtër e fantazuar, sepse “Srpska lista” as qe 20 vjet e as edhe 200 vjet të tjera, dot nuk do t’ia mendojë të mirën as Kosovës e as shqiptarëve, por vetëm serbëve dhe Serbisë së Madhe, që nënkupton zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe të shfarosjes së shqiptarëve. Ky është “mendimi më i mirë i Srpska lista” për Kosovën sesa e mira e Albin Kurtit”?!

Ta krahasosh Albin Kurtin me “Listën Serbe”, duhet të jesh i çmednur dhe 1000% tradhtar dhe spiun me dëmkë brez pas brezi i Serbisë gjenocidale!

Prandaj, kujdes, o shqiptarë, mos i votoni ata deputetë dhe, kurrë mos e pranoni asnjë Qeveri Mulate Koalicioni me “Listën Serbe”, ashtu siç e keni pranuar deri më sot pa kurrfarë “mbulese morale, ligjore dhe kombëtare (2008-2020), sepse ai është akti më i lartë i tradhtisë dhe i pabesisë ndaj Kosovës së pavarur, ndaj UÇK-së çlirimtare fitimtare dhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Prandaj, kujdes, o vëllezër shqiptarë të Kosovës, mos ua jepni votën atyre deputetëve analfabetë, amoralë, tradhtarë, spiunë serbofilë si Driton Selmanaj, që çetnikët e “Listës Serbe” i paska idol, kurse shqiptarin bir shqiptari të vërtetë patriot, demokrat dhe atdhetar Albin Kurtin e paska armik !?

Koalicioni qeveritar me “Srpska lista” është i pajusitifikueshëm, sepse kjo , as de fakto e as de jure nuk e njeh as Kosovën e pavarur e as UÇK-në, por së bashku me Beogradin zyrtar e akuzon si “organizatë terroriste” !?

Të gjithë e dime se qe 12 vjet, liderët e partive politike shqiptare në Kosovë kanë krijuar qeveri koalicioni me “Srpska lista”, por asnjëri prej tyre nuk ka pohuar publikisht se “Srpska lista” ia do të mirën Kosovës, apo është më e mirë se ndonjë liderë politikë shqiptar në opozitë”.

Mirëpo, në vend të trye, këtë pas 12 vitesh e bëri deputeti i LDK-së, analfabeti shqipfolës Driton Selmanaj, duke e krahasuar Albin Kurtin me armiqtë serbë të “Srpska lista”.

Kjo farë dashurie e Driton Selamanjt me “Srspka Lista”, nëse ai parlament i Kosovës flet shqip dhe mbron interesin e përgjithshëm kombëtar, automatikisht, duhet ta revokojë deputetin Drton Selmanaj për shkak të ofendimit të rëndë të Albin Kurtit, duke e krahasura me “Srpska lista”, e cila, edhe sot nga kolltukët e butë të Qeverisë dhe të Kuvcendit të Kosovës, UÇK-në e quan “terroriste” e “kriminele”, kurse organet dhe institucionet shtetërore të Kosovës i quan të “përkohshme”. Ndërkaq, Kosovën e quan “Srpska sveta zemlja” !?

Driton Selmanaj, horri e antishqiptari ka harruar se, pikërisht në saje të listave dhe ankesave të “Srpska listës” skuadronët paramilitarë, policorë dhe militarë çetniko-fashistë serbë kanë vrarë dhe masakruar mbi “13.0000” civilë shqiptarë, edhe nuk e njohin Republikën e Kosovës, por të Serbisë, dhe, për habi, kjo neve fare nuk na pengon, tanimë, qe 20 vjet kemi harruar reprezaliet dhe masakrat masive serbe dhe djegien e Kosovës por, tash si bashkëdeputetë dhe bashkëqeveritarë, po i lavdërojmë se si “janë më të mirë dhe më të dobishëm sesa Albin Kurti” !?
Kjo është më shumë se katandi sui generis, të lavdërhen kriminelët çetniko-fashistë serbë, të cilët kanë vrarë me qindra e mijëra shqiptarë dhe kanë djegur Kosovën cep më cep, e të denigrohet në sy të popullit patrioti i vërtetë shqiptar, Albin Kurti, duke e krahasuar me Listën serbe!?

Kjo çmenduri është e paparanueshme për çdo shqiptar të vërtetë, që është bir shqiptari, siç thoshte dikur Babai i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali.

Pikërisht kjo logjikë destruktive tregon dhe dëshmon se ne shqiptarët nuk jemi sikurse miqtë tanë kroatë, të cilët kurrënjëherë në historinë e tyre çetnikëve fashistë barbarë serbë nuk ua kanë harruar dhe, nuk ua kanë falur krimet e tyre gjenocidale ndaj popullit dhe territorit kroat. Ndërkaq, ne, qe më se 100 vjet ia kemi falur të të gjitha krimet e gjenocideve Serbisë çetniko-fashiste imperialiste, të kryera mbi shqiptarët dhe mbi territoret e tyre autoktone të Shqipërisë Etnike (1878-2020).

Këtë naivitet dhe këtë antishqiptarizëm tonin, pa dyshim se e dëshmon, edhe 20-vjetshi i fundmë (pas kryerjes së gjenocidit të Serbisë në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999), ku në kohë paqeje (duke i harruar dhe injoruar mbi 13.0000 viktima shqiptare), në vend se të bashkohemi me Shqipërinë në një Qeveri dhe në një Parlament të përbashkët , jemi bashkuar me kriminelët e “Srspka listës”, duke i lutur dhe , duke kërkuar mëshirë prej tyre për të hyrë në aleancë me ta për të krijuar qeveri koalicioni, edhe pse ata nuk e njohin as qeverinë e as parlamentin, por njohin vetëm vjeljen e majme të eurove. Ndër të tjerë, edhe ky faktor absurd dhe paradoksal pengon shumë ngritjen e kërkesës zrytare të antidemokratike qoftë në qeveri, qoftë në kuvend, qoftë në institucionet dhe në organet e tjera shtetërore, është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar.Tiranës dhe të Prishtinës për bashkimin kombëtar.

Sa më lart, Organizta Shqiptarët e Bashkuar në Detroit kërkon me ngulmë, që Parlamenti i Kosovës me procedurë të shkurtër ligjore ta t’ia shkurtojë të drejtën e deputetit Driton Selamanaj, sepse ka ofenduar jo vetëm liderin Albin Kurti, por të të gjithë shqiptarët, duke e krahsuar atë me “Srpska Lista”, e cila së bashku me forcat çetniko-fshiste serbe ka djegur Kosovën shqiptare /1989-1999/.

Detroit, më 6 gusht 2020 Kryetari i OBSH Rrok Dedvukaj

Lorenc Aleksi ish korrespodenc i Ushtrisë Shqiptare, dhe anëtarë i OBSH

Agim Ziba antar i OBSH

Alelbert Spahiu Drejtor i televizionit ACTV

Luigj Gjokaj ish kryetar i fondit “Vendlindja Thërret”

Lek Leci Gjonaj ish arkëtar i Fondit “Vendlindja Thërret”

Dode Nicaj antarë i OSHB