I ‘forti’ i BDl-së, Izet Mexhiti tregon dhëmbët, Bujar Osmanit del jashtë loje?

Shpërndaje

Almakos ekskluzivisht nga burime të sigurta brenda BDl-së mëson se pas fërkimeve të ashpra brenda kësaj partie, është arritur një paqe e përkohshme. Kështu burimet tona tregojnë se Bujar Osmani do të del jashtë loje, dhe në vend të tij do të vijë Izet Mexhiti si zv/kryeministër, ndërsa Artan Grubi do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme (post që paraprakisht synohej ta ketë Osmani).

Kjo vërtetohet edhe me atë se për sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut (e premte) do të mblidhet për të votuar rizgjedhjen e Talat Xhaferit për një mandat të dytë në postin e kryeparlamentarit, derisa dje një gjë e tillë dështoi shkaku i pakënaqësive të mëdha brenda BDl-së për emërimet e Grubit e Osmanit.